Gjon Shllaku

Në pagëzim u quajt Kolë. I biri i Loro Kolës dhe i Rushes (Marë) Ashta. U lind në Shkodër më 27. 07. 1907. U pagëzua më 28. 07. 1907 dhe u krezmua më 23. 05. 1915. Nga dioqezi i Shkodrës, tani Shkodër-Pult.

 

I përkiste Urdhrit Françeskan, të Provincës së Zojës Nunciatë në Shqipëri. U pranua në noviciat në Troshan më 04. 10. 1922. Bëri kushtet e përkohshme në Troshan më 5. 10. 1923 dhe kushtet e përjetshme në Shkodër më 13. 09. 1928. U shugurua meshtar më 15. 03. 1931.

 

U arrestua në Shkodër më 15. 01. 1946, ndërsa ishte në klasë dhe po mbante mësim në Liceun françeskan Illyricum. Sipas hetimeve të 23. 01. 1946, duhet të ketë qenë arrestuar po atë ditë, dmth më 23. 01. 1946. U burgos në Shkodër. U dënua me vdekje më 22. 02. 1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, të hënën, më 04. 03. 1946, dhe aty u braktis, së bashku me të lumin At’ Daniel Dajanin SJ, At’ Giovanni Faustin SJ, me Mark Çunin, seminarist, me të rinjtë: Qerim Sadikun, Gjelosh Lulashin dhe të tjerë.

 

Studimet. – Ka ndjekur të gjithë studimet pranë fretërve në Shkodër. Ka kryer studimet universitare në Leuven në Hollandë, dhe më pas në Paris.

 

Detyrat që ka mbuluar. – Ka dhënë mësim filozofi, frëngjisht, politikë dhe ekonomi pranë Liceut Illyricum të fretërve në Shkodër. Drejtor i Shoqërisë Rinore Antoniane. Publicist. Drejtor i rivistës Kulturore të fretërve “Hylli i Dritës”, për pak kohë, në regjim të plotë Komunist dy herë ka qenë zëvendës famullitar, para Pashkëve, në Theth dhe, nga 14 korriku deri më 27 nëntor 1945, në Nikaj, në vend të At’ Dioniz Makaj, që ishte një ndër fretërit e parë të arrestuar.