Festa e shën Kjarës

Më datë 11 gusht 2018, në kishën e motrave klarise në Shkodër u festua festa e shën Kjarës, në këtë ditë përkujtohet kalimi në amshim e shën Kjarës (themeluesja e motrave Klarise).

 

Festa e shën Kjarës filloi duke kremtuar meshë e shenjtë në kishën e motrave klarise në orën 19:00. Meshën e shenjtë e celebroi imzot Angelo Massafra (arqipeshkëvi i Shkodër- Pult), bashkëkremtues ishin fra Aurel Gjerkaj (kustod i Provinces françeskane Shqipëri dhe Mal të Zi), dhe fra Aleksandër Tanushi (guardian i kuvendit të fretërve në Gjuhadol) të pranishëm  ishin edhe shumë meshtarë të tjerë të dioqezës së Shkodrës, të pranishëm ishin edhe nga fretërit e Lezhës, fra Marko Ešegović (mësuesi i Noviciatit) dhe fra Sergjo Jaku (novic françeskan).

Të pranishëm ishin shumë besimtarë të ardhur nga shumë famulli të ndryshme të Shkodrës dhe nga famullitë e Malësisë së Madhe.

 

Imzot Angelo në predikimin e tij ka thënë këto fjalë: “Të dashur vëllezër e motra, le të jetojmë një jetë me Zotin sepse pa Zotin nuk ka kuptim asgjë, kur nuk është i pranishëm Hyji në jetën tonë atëherë vijnë tundimet nga djalli. Të mos kujdesemi shumë për gjërat materiale, por për ato shpirtërore, le të marrim si shembull shën Kjarën: nga një vajzë e një fisniku, me një pasuri të madhe familjarë, ajo i lë të gjitha dhe bëhet bija e varfër e Hyjit. E përse e bëri gjithë këtë? E bëri vetëm nga dashuria e zjarrtë e saj ndaj Hyjit.

 

Fra Sergjo Jaku