Hare në Iballe

Programi Artistik “HARE NË IBALLE” ishte shfaqja e radhës që Shoqnia KulturoreILLYRICUM” miq të shën Françeskut e dha në Iballe të Pukës me 14 korrik 2019. Ishte program i cili u realizua në bashkëpunim me të rinjtë e famullisë së shën Gjergjit në Iballe me rastin e mbylljes së misionit verorë 2019 që fretnit e motrat e mbajtën në zonën Iballe - Berishë.

 

Udhëtimi për Iballe filloj në ora 7:00 nga Shkodra e që gjatë gjithë rrugës nuk munguan këngë e batuta të cilat na e zvogëluan kohëzgjatjen e udhëtimit. 

 

Për pikat e programit ishin kujdesuar Paulin Ujka e Zef Ndoja, se çka duhet të interpretojmë, kështu që nga Shoqnia Illyricum kënduan: Jolanda Gjeluci, Viola Shqau, Jozefina Guri dhe Artemisa Mithi, kurse poezit interpretuan: Kristian Ndoja, Alketa Verri, Roland Gashaj dhe Paulin Ujka e Zef Ndoja të cilët po ashtu paraqitën edhe disa pika humoristike.

 

Me të mbërri në Iballe mirë se ardhje na uroj famullitari i kësaj zone fra Aleksandër Tanushi i cili është edhe eprorë i fretërve në Gjuhadol/Shkodër dhe Asistent i yni në Shoqninë Illyricum.

 

Frati na prezantoi dhe na njoftoi me dy artista nga Iballa të cilët kishin përgatitur të rinjtë e famullisë për programin që do ta shfaqim, ishin mësuesi Zamir Vukzaj dhe mësuesja Elona Nikolli, po të dy bashkëpunëtor të Kishës.

 

Menjëherë pas kremtimit të meshës programi u shfaq në oborrin e Kishës i cili zgjati rreth një orë. Mendova se pas shfaqjes çdo gjë mbaroj dhe që duhet dal nga dal të kthehemi për Shkodër me atë gëzim që ua dhamë banorëve të kësaj zone e që po ashtu edhe vetë ne përjetuam, të kthehemi përmes asaj rruge malore e cila nuk ishte edhe aq e lehtë për ne që jemi mësuar të jetojmë në qytete, por që kishte një bukuri të veçantë, por jo, ishin fretnit e motrat në mision ata që kishin përgatitur drekën për ne, e që nuk ishte vetëm drekë por ishte vërtetë gëzimi përbashkët françeskan.

 

As kësaj here aktiviteti i Shoqnisë Illyricum nuk mbeti pa u shfaq për publikun Shkodran, pasi që me ne ishte znj. Kozeta Bruçi nga TV1 channel e cila realizoj programin televiziv “Pusho shqiptarçe” në Iballe.

 

ALKETA

Illyricum