Triumfi i mjekësisë

Të dielën më 08 mars 2020 në orën 18:00 në Teatrin Illyricum - Gjuhadol në Shkodër që është pjesë e Provincës Françeskane Shqiptare, nën regjinë e Nikolin Ferketa u shfaq "Triumfi i mjekësisë" të autorit françez Jules Romains.

 

Kjo shfaqje flet për historinë e Dr. Parpalese, një doktor i cili shërben për shumë vite në Shën Moris të Francës. Ai vendos të shesë spitalin ku ai shërben, pasi njerëzit i vinin shumë rrallë në vizitë. Në vend të tij vjen Dr. Knoku, një person që hiqet si doktor por që ishte shumë orator. Ai me ndihmën e disa personave me pushtet në atë provincë arrin t'i nxjerrë të gjithë njerëzit e sëmurë. Ai i korrupton dhe arrin të ndërtojë një dinasti të tijën, sa që merr një hotel dhe e kthen në spital, ku në atë vend shtrohen të gjithë si të sëmurë.

 

Pasi Dr. Knoku i hipnotizoi të gjithë sikur janë të sëmurë, në këtë mënyrë arriti një fitim kolosal, duke e bërë të pasur edhe tellallin, farmacistin dhe zonjën Remi, e cila e la hotelin e saj për ta kthyer në spital.

 

Kur kthehet Dr. Parpalea tashmë është shumë vonë. Ai mbetet një doktor i ndershëm dhe me një ekonomi mesatare. Parpalea kërkon të kthehet edhe një herë në pozicionin e tij të mëparshëm, por tashmë është shumë vonë, sepse pushtetin e kishin marrë në dorë persona të korruptuar, të cilët luanin me shëndetin e njerëzve.

 

Kjo shfaqje tregon më së miri korrupsionin që shumë zyrtarë të mjekësisë luajnë edhe sot e kësaj dite me shëndetin e pacientëve të pafajshëm, dhe të cilët në mënyrë të paligjshme pasurohen në këtë formë.

 

OFM Gjuhadol