Ex-bibliotheca Gjon e Willy Kamsi

Më datën 03 nëntor 2018, në sallën “Illyricum” në Shkodër, u bë prezantimi i bibliotekës së Gjon e Willy Kamsit dhuruar bibliotekës Françeskane nga e motra Myriam Kamsi. Ceremonia u organizua pranë Kuvendin të shën Françeskut në Gjuhadol. Gjon e Willy Kamsi janë personalitet të shquar në vendin tonë. Gjon Kamsi qe ekonomist shumë njohur dhe botues. Ka lënë një mori të madhe shkrimesh në fushën e studimeve ekonomike, ditare, dhe kulture të përgjithshme. Willy Kamsi njihet si bibliotekar I censhëm, studiues, historian, albanolog. Gjon dhe Willy Kamsi kanë punuar shumë për Shkodrën dhe Shqipërinë duke dhënë kontribute të çmuara në të gjitha fushata. Familja e Gjon Kamsit ka qenë shumë e afërt me fretërit franҫeskanë të shqipërisë sidomos me At Gjergj Fishta, At Pal Dodaj e shumë të tjerë.

 

Willy Kamsi pas vdekjes i ka lënë motrës së vetë Myriam një thesar që ai dhe babai tij kishin punuar dhe ruajtur me shumë kujdes. Dhe shumë tekste të autorëve të mëdhenj të françeskanëve si At Gjergj Fishta, At Shtjefën Gjeçovit etj. Po ashtu libra të çuar për historinë, gjuhën dhe kulturën tonë. Gjëra të çmuar të fretërve franҫeskanë dhe të jetës së tyre familjare. Vetë Willy Kamsi e ia la me porosi sa qe gjallë, motrës së tij Myriam që bibliotekën t’ia dhuronte Provincës Françeskane. Në ketë mënyrë ajo mund të shfrytëzohet nga të gjithë.

 

Me këtë rast Provinca Françeskane Shqiptare organizoi inaugurimin e bibliotekës së Gjon e Willy Kamsit. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin mons. Angelo Massafra, arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zonja Voltana Ademi, Provinciali i Provincës Franҫeskane Shqiptare “Zoja Nunciatë” fra Aurel Gjerkaj, fretër, pjesëtarë të familjes Kamsi, dashamirë të kulturës dhe personalite të shqueme të vendit tonë.

 

Konferencën e moderoj fra Mirash Marinaj. Gjatë konferencës përshëndeten mons. Angelo Massafra, fra Aurel Gjerkaj, prof. Bardhyl Demiraj. Mbajit një fjalim shumë domethënës e motra e Willy Kamsit Myriam Kamsi e cila theksoi se është shumë e gëzuar që biblioteka e familjes së saj do të jetë në bibliotekën françeskane. U vlerësua dhe u çmua puna e madhe e familjes Kamsi. Vijoi konferenca me ligjëratën e z. Gjovalin Çuni me kumtesën: “Willy Kamsi një jetë e kushtue librit”. Mandej vijoi me ligjëratën e tij fra Vitor Demaj duke paraqitur temën: Biblioteka e Willy Kamsit pjesë e çmueshme e trashëgimisë kulturore.

 

U vu në dukje që biblioteka e Gjon dhe Willy Kamsit përmban libra të rrallë, botime të ndryshme përpara viteve 1945, dhe botime të zgjedhura studimor që shtrihen deri në kohën e sotme. Shquhen dy botime të vjetra për Gjergj Kastriotin, gramatika, botime historike, pothuajse krejt botimet e Fishtës, At Shtjefën Gjeçovit e natyrisht botimet e çmueshme të Luigj Gurakuqit.

 

Kësisoj, kemi edhe arkivin personal të Gjon e Willy Kamsi me materiale kërkimore, studime dhe kujtime. Arkivi është mjaft i pasur me të dhëna fort të rëndësishme për studime historike, gjuhësore, letrare dhe ekonomike. Dhe arkivi i Gjon e Willy Kamsi do t’i shtohet arkivit françeskan. Ndërkaq, kemi edhe objekte fort të çmueshme, siç janë dy penda dhuruar nga At Gjergj Fishta, Willy Kamsit dhe motrës së Willy-t, Myriam Kamsit. Ndër materialet të vlefshëm kemi edhe dhuntitë që Luigj Gurakuqi i dërgon me rastin martesës se Gjon Kamsi me Roza Pjetër Daragjiati.

 

Duke u ndalë te letërshkëmbimi mjaft pasur me etërit françeskan dhe me patriot të shquar, nxirret në dritë dhe në vëmendjen e gjithsecilit rëndësia e madhe që kishte çështja shqiptare në familjen Kamsi dhe miqtë e saj. Gjatë shfletimit të letërshkëmbimit aty gjejmë emrat më të shquar për veprimtarinë atdhetare dhe kulturore të gjysmë shekullit të parë të 1900-të. Spikasin emrat e At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, At Pal Dodaj, Imzot Luigj Bumçit, Imzot Fan Noli, Kel Marubi, Mitrush Kuteli, Kolë Kamsi dhe shumë emra të njohur të asaj kohe.

 

Pas aktivitetit kulturor të pranishmit kaluan në ambiente të bibliotekës ku morën pjesë në ekspozitën organizuar enkas me rastin e inaugurimit. Ekspozita përbëhej me libra dhe objekte të bibliotekës, arkivit të familjes Kamsi. Vlenë të theksohet një mori e madhe letërshkëmbimesh të françeskanëve dhe patriotëve të tjerë, kujtime të kungimit të parë libra lutjesh, dhanita e Luigj Gurakuqit për martesën e Gjon Kamsit, Shna Ndou dhanti e të lumit Çiprija Nikaj familjë së Gjon Kamsit, dekorata të ndryshme ku veçojmë dekorata ë Shën Gjona Palit II dhanë Willy Kamsit ku ishte ambasador në Vatikan.

 

Mbas inaugurimit ishte organizuar nga Provinca Françeskane një kokteil i vogël për të gjithë të pranishmit.