Shugurimi dhe kushtimi i Kishës të Lumit Gjon Gazulli

   Me hirin dhe bekimin e Hyjit, shugurimi i Kishës së Fushës së Druve, kushtuar të Lumit Gjon Gazulli, përbën një ngjarje të madhe hiri, gëzimi shpirtëror për mbarë bashkӕsinë e besimtarëve. Kjo ditë e bekuar shënon një moment të veçantë në jetën e Kishës sonë, një ditë falenderimi dhe lavdie Zotit, i cili vazhdon të veprojë në zemrat e popullit të tij.

 

   Kjo ngjarje e rëndësishme u kremtua me datë 29.06.2026 me Meshën e Shenjtën në oren 11:00. Mesha e Shenjtë u kremtua nga Mons. Giovanni Peragine Arqipeshkëvi i dioqezes Shkodër- Pult. Bashkëkremtuan: Fr. Pashko Gojçaj Provincial i Provinces Shqipëri- Mali i Zi “Zoja Nunciatë”, Fr. Aurel Gjerkaj Guardian i bashkësis së fretëre te Arra e Madhe, Fra Jak Kolgjeraj Famullitar i famullis “Zoja Rruzare” Arra e Madhe, Shkodër. Të pranishëm ishin edhe shumë besimtarë nga famulli të ndryshme nga dioqeza e Shkodrës.

 

   Në këtë kremtim të shenjtë, zemrat tona mbushen me mirënjohje e përvujteri, ndërsa ngrihen lutje e falenderime për këtë kishë të shenjtë, i cili do të jetë shtëpi e Hyjit dhe vend takimi i popullit të Tij. Kjo kishë, e ngritur nder dhe përushtim ndaj të Lumit Gjon Gazulli, bëhet shenjë e gjallë e besimit, e qëndresës dhe e dëshmisë së fortë shpirtërore që ai na ka lënë. Figura e të Lumit Gjon Gazulli ndriçon si dëshmi e dashurisë së pakushtëzuar ndaj Krishtit dhe Kishës. Ai mbetet një udhërrëfyes i çmuar për të gjithë ne, duke na ftuar të jetojmë fenë me guxim, përvujtëri dhe besim të palëkundur.

 

 

   Le të jetë kjo ditë e shugurimit një kohë hiri dhe ripërtëritje shpirtërore, që në këtë vend të shenjtë të lartësohet gjithmonë emri i Zotit, të kremtohen misteret e shenjta dhe të gjejnë paqe, force e ngushëllim të gjithë ata që do të trokasin në pragun e saj. Zoti e bekoftë këtë kishë, këtë bashkësi dhe të gjithë besimtarët, ndërsa ndërmjetësimi i të Lumit Gjon Gazulli i shoqëroftë gjithmonë në udhën e fees dhe të shpresës.

 

 

 

Teksti: Fr. Sergjo Jaku