Sa e njohim dhe sa e nderojmë ne Hyjin,

 

Atin tonë qiellor?

     Të gjithë besimtarët e krishterë në Zotin besojnë dhe i luten, por shumica nuk e kuptojnë mirë. E shikojnë si Zot, si Krijues, si Gjykatës të drejtë, por të rreptë – e jo ashtu siç duhet dhe siç Ai është: si Atin e mirë, të butë dhe të mëshirshëm, i cili pa masë i do të gjithë fëmijët e vet. Ata më shumë kanë frikë prej Hyjit, se sa e duan. E duhet të jetë e kundërta. Prandaj, megjithëse i nderojnë të gjithë shenjtërit, Zojën e Bekuar, engjëjt, Birin dhe Shpirtin Shenjt – Hyjin Atë tepër pak e nderojnë në mënyrë të veçantë dhe ende nuk kanë një festë të posaçme në nder të Hyjit, Atit të të gjithë njerëzve, e për këtë festë Kisha e Krishtit gjithsesi ka nevojë.

 

     Për këtë temë flet libreza “Ati u flet fëmijëve të vet”, që sjell një porosi, të cilën ia ka dhënë Ati qiellor motrës Eugenia Ravasio, që në vitin 1932. Kjo është e vetmja porosi e Atit qiellor, jashtë Biblës, të cilën Kisha e ka miratuar si autentike – për çka dëshmon edhe ipeshkvi i Grenoblit, i cili ishte Ordinari i vendit të motrës Eugenia.

 

     Që me këtë porosi të Hyjit Atë të njoftohen sa më shumë njerëz, që të mund ta njohin, ta duan dhe ta nderojnë Hyjin ashtu siç është, si Atin tonë të mirë dhe të dashur qiellor, kjo porosi është botuar në formë të një libreze në shumicën e gjuhëve të mëdha botërore, si edhe në web faqe të ndryshme anembanë botës. Tash, faleminderit Zotit, e kemi edhe në gjuhën shqipe. Ju rekomandojmë që ta lexoni dhe ta përhapni ndër miqtë dhe dashamirët tuaj të çdo feje dhe kombësie, sepse Ati qiellor është Atë i të gjithëve, i cili njësoj i do të gjithë fëmijët e vet dhe të gjithë i thërret në bashkim me Të, këtu dhe në amshim.

 

     Këtu po citojmë vetëm një prej porosive të shumta e Hyjit Atë, e cila vlen për çdo njeri:

 

Të gjithë ata që do të më thërrasin

me emrin Atë,

qoftë edhe një herë të vetme,

nuk do të humben

dhe do të jenë të sigurt

për jetën e tyre në amshim,

së bashku me të zgjedhurit.

 

     Kjo është porosi tejet e çmueshme për të gjithë ne. Duhet ta kuptojmë seriozisht dhe ta përhapim ndër të gjithë të dashurit tanë.

 

     Për këtë arsye ju ofrojmë këtë librezë në dy forma: në Word dhe në PDF. Lirisht mund ta shkarkoni. Porosia përhapet falas, por duhet të jetë e plotë dhe pa shkurtime!

 

     Zoti i bekoftë dhe i shpërbleftë të gjithë ata që bashkëpunojnë në këtë drejtim!

 

Fra Lovro Gavran, OFM 

 


Download
Ati u flet fëmijëve te vet
Porosia e diktuar nga Hyji Atë
Nënës Eugenia Elisabetta Ravasio
Ati u flet fëmijëve të vet.pdf
Adobe Acrobat Document 1.3 MB
Download
Ati u flet fëmijëve të vet
Porosia e diktuar nga Hyji Atë
Nënës Eugenia Elisabetta Ravasio
Ati u flet fëmijëve të vet.docx
Microsoft Word Document 343.9 KB


Download
Lutje Hyjit Atë - fletëpalosje.pdf
Adobe Acrobat Document 467.1 KB
Download
Lutje Hyjit Atë - fletëpalosje.docx
Microsoft Word Document 163.3 KB


Download
Ikona e Hyjit Atë - me lutje (A4).pdf
Adobe Acrobat Document 395.4 KB
Download
Ikona e Hyjit Atë - me lutje (A4).docx
Microsoft Word Document 158.2 KB