Lezhë, 26 maj 2018

Eja Shpirti i Shenjtë

Më datë 26 maj 2018, në famullinë “Zoja Nunciatë˝ në Lezhë u dha sakramenti i Krezmimit për 57 kandidatë. Këta të rinj për të marrë këtë sakrament të rëndësishëm, kanë bërë 1 vit përgatitje duke bërë mësimët e fesë (Katëkizëm).

 

Në orën 18:00 ishte mesha e shenjtë e celebruar nga ipeshkëvi i Lezhës imzot Ottavio Vitale, bashkremtues ishin famullitari fra Vitor Demaj, mësuesi i noviciatit fra Marko Ešegović dhe fra Ilija Kovačević.

 

Imzot Ottavio Vitale gjatë predikimit të tij, ju drejtua kandidatëve të krezmimit me këto fjalë: “Të dashur të rinj, ju sot po merrni sakramentin e Krezmimit ose ndryshe sakramentin e përforcimit, juve tani jeni bërë dëshmitarë të vërtet të Kishës sonë. Ju këshilloj që pas kësaj dite juve të vazhdoni e të vini më shumë në kishë, e jo të largoheni si bëjnë shumë të rinj të tjerë''.

 

Fra Sergjo Jaku