Botimet Françeskane në Panairin e librit - Tiranë 2018

 

 

Të dashur miq, në datat 14-18 nëntor 2018 në Tiranë do të mbahet panairi i librit. Botimet Françeskane do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe të librit. Ketë vit përpos Botimeve të viteve të tjera, vijmë për lexuesin me nandë botime të reja. Spikasin veprat e Át Gjon Shllakut, Át Shtjefën Gjeçovit dhe Át Bernardin Palaj. Natyrisht edhe dy botime me rastin e 550-vjetorit të heroit tonë Gjergj Kastriotit – Skanderbegut. 

Një vëmendje të veçantë meriton botimi i veprës së Át Gjon Shllakut, që kje botue në numrat e Hyllit të Dritës qysh prej vitit 1934. 

 

Át Shtjefën Gjeçovi vjen përmes Agimit të Gjytetniis dhe Kanunit të Lekë Dukagjinit. Nuk do të jetë vetëm botimi anastatik i Kanunit i viti 1933, por ketë herë do të kemi edhe botimin e dytë të Kanunit me himje, shtesa plotsime nga Át Benedikt Dema dhe kodifikue nga Emid Tedeschini. E botojmë për herë të parë. 

 

Ndërkaq, mbas shumë kohësh përgatitje dhe grumbullimi të materialeve, botohet për herë të parë vepra e Át Bernardin Palaj, Bota e maleve shqiptare (dokumente historike, zakone, doke dhe tradita). 

 

Sigurisht nuk do të mungojë koleksioni i Hyllit të Dritës 2006-2018 përfshi numrin e fundit të Hyllit 1/2018. Këto botime por edhe botimet e tjera që nuk i përmendëm do të keni mundësi ti gjeni gjatë panairit të librit. 

  

Botimet Françeskane do ti gjeni te holli i panairit.


Lista e botimeve të reja:

 

1. Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”, (Përzgjedhje studimesh të Klerikëve katolikë), Botime Françeskane, Shkodër, 2018, ff. 227. L. 800.

 

2. Gjon Shllaku Át, Shqyptari-Frati-Shqypnija, Botime Françeskane, Shkodër, 2018, ff. 288, L. 800. 

 

3. Shtjefën Gjeçovi Át, Agimi i gjytetniis, bot. II, Shkodër 2018, fq. 140, Lk. 600. 

 

4. Shtjefën Gjeçovi, Át, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Nen Kujdesin e Át Benedikt Dema dhe Emid Tedeschini, Botime Françeskane, Shkodër, 2018, fq. 212. Lk. 1000.

 

5. Bernardin Palaj Át, Bota e maleve shqiptare, Dokumente historike, zakone doke, tradita, Botime françeskane, Shkodër, 2018, fq. 376. Lk. 1000.

 

6. Sabri Hamit, Át Zef Pllumi, Botime Françeskane, Shkodër, 2018, fq. 134. Lk. 600. 

 

7. AB. Lorenzo Ignacio Thjulen, Kuvendime në Mbretërinë e të vdekurve, bashkëbisedim midis Gjergj Kastriotit mbret i Shqipërisë dhe i Epirit dhe Karlit të madh perandor romak. Botime Françeskane, Shkodër, 2018, f. 96. L. 400. 

 

8. Shna Ndou i Padovës, Predikimet, vëllimi I, Perkth. Lisandri Kola, Botime Françeskane, Shkodër, 2018, ff. 220, Lk. 600. 

 

9. 100-vjetori i Shtypshkrojës Françeskane (1916-2016), Botime Françeskane, Shkodër, 2017, ff. 120, Lk. 500.

 

 

E përkohshmja “HYLLI I DRITËS”

 

1. Hylli i Dritës, nr. 1/vjetit XXXVII, Shkodër 2018, fq. 238, Lk. 600.