Assisi, më 06 – 15 prill 2018

Njohja e gjurmëve të shën Françeskut

Novicët e Shqipërisë fra Anton Vukaj dhe fra Sergjo Jaku shkuan bashkë me mësuesin e tyre fra Marko Ešegović në një pelegrinazh tradicional në Assisi, një qytet i vogël në Italinë qendrore, ku  lindi dhe jetoi Shën Françesku, themeluesi i Urdhrit tonë. Udhëtimi filloi të premten më 06 prill 2018 duke u nisur nga porti i Durrësit ku trageti është nisur në orën 23:30, në portin e Barit neve kemi mbërritur në orën 08:30.

 

Ne arritëm në Assisi të dielën pasdite ku aty jemi bashkuar me novicët e Bosnjes. Pasi u sistemuam në hotelin Casa Leonori, ne u drejtuam në destinacionin e parë të pelegrinazhit tonë, në Kishën e Shën Damianit, vendi i kthimit të Françeskut dhe ndryshimi i jetës së tij. Atje, u kremtua mesha e shenjt nga mësuesi i noviciatit Shqiptar, fra Marko Ešegović. Në fund të ditës, të dielën në mbrëmje, në gjuhen  italiane, kemi lutur Mbrëmësorjen në bazilikën e Maris së Engjëjve, ku ndodhet Porcijunkula.

 

Ditën e dytë, të hënen, neve vizituam luginën Reatian, disa kilometra larg Assisit. Neve vizituam për herë të parë Grecciun, vendin ku Shën Françesku  bëri Betlehemin e parë të Krishtlindjeve. Në Greccio, neve gjithashtu kremtuam Meshën e shenjtë të drejtuar nga, fra Tomislav Faletar. Pastaj shkuam në Fonte Colombo, e rëndësishme sepse ishte vendi ku ka shkruar shën Françesku Rregullat. Dita përfundoi me një vizitë në shenjtëroren La Forestes ku ne pamë dhe ku dëgjuam dëshminë e një të riu që po trajtohej atje.

 

Të martën kremtuam Meshën e shenjtë në Porcijunkula, një kishë që Ati ynë Serafik e donte veçanërisht. Mesha u udhëhoq nga organizuesi i këtij pelegrinazhi nga Hercegovina fra Stanko Mabiq. Pas Meshës, kishim mjaft kohë për të vizituar dhe parë bazilikën e madhe të Marisë së Engjëjve. Pasdite, në heshtje shkuam në Carceri ku ndodhen shpellat e fretërve të parë ku ata luteshin. Ne përfunduam ditën me adhurimin e të Shenjtërueshmit në kishën e shën Damianit.

 

Ditën e katërt, të enjten, kemi qëndruar kryesisht në pjesën e vjetër të Asizit. Kemi patur Meshën e shenjtë pranë varrit të Shën Françeskut qe e kremtoi  fra Ljubo Sesar. Pas Meshës, u nisëm për të vizituar të gjithë bazilikën dhe kuvendin. Ne gjithashtu kemi vizituar bazilikën e Shën Kjares, katedralen e shen Rufinos etj. Më vonë pasdite kishim kohë të lirë për të ecur dhe për të blerë suvenire.

 

Ditën e pestë, të premten, jemi larguar nga Assisi dhe u nisëm për në La Verna. Në atë kodër Shën Françesku fitoi hirin e marrjes së stigmave të Krishtit. Atje neve kemi kremtuar Meshën në kapelën e Marisë se engjëjve. Meshën e drejtoi mësuesi i Livnos, fra Marinko Baotić. Pas drekës morëm pjesë në lutjen e ores së mesme dhe kemi bërë procesion drejt kapelës së Stigmave në bazilik.

 

Në ditën e fundit të pelegrinazhit, të shtunë, kemi filluar me Meshën e Shenjtë në kishën Stigmave e drejtuar  nga fra Ivan Režić. Menjëherë pas meshës u nisëm drejt Romës, sepse kemi përcjellë fra Ivan Režić se ai jeton atje është me studime. Pastaj kemi shkuar në kuvendin e shën Mateos në San Giovanni Rotondo, ku qendruam një natë dhe kemi takuar novicin tonë fra Anton Gilaj, sepse ai jeton në këtë kuvend gjatë kohës që është duke u kuruar në spitalin e San Giovanni Rotondo. Nga kuvendi i shën Mateos për në portin e Barit jemi nisur diten e shtunë, trageti nga Bari është nisur në orën 22:20, dhe në portin e Durrësit ka mbërritur në orën 07:45, diten e dielë.