Krishtlindje në Illyricum

Të dielën, më 23 dhjetor 2018 Shoqnia kulturore “ILLYRICUM” miq të shën Françeskut, shfaqi programin e Krishtlindjes në teatrin Illyricum që gjendët në ambientin e Provincës Françeskane Shqiptare “Zoja Nunciatë” në Gjuhadol - Shkodër.

 

Programi me titullin “Krishtlindje në Illyricum” filloj në orën 18:00 me pjesë nga Ungjilli “Mishërimi i Fjalës” (Gjn 1, 1-18) i interpretuar nga asistenti i Shoqnisë Illyricum fra Aleksandër Tanushi. Pas këtij interpretimi ishte kënga “In notte placida” që Kori i kishës së Shën Françeskut në Gjuhadol i drejtuar nga Maestro prof. Zef Çoba që e hapën edhe skenën e teatrit.

 

Programi Krishtlindja në Illyricum u shfaq me pika të ndryshme, ku përveç poezive dhe këngëve për Krishtlindje kishte edhe pjesë humoristike dhe pjesë argëtuese, që anëtarët e Shoqnisë shfaqën. Mund të themi se bukuria e këtij programi ishte me prezentimin e disa emrave të rinj të skenës, si në interpretim ashtu edhe në këngë.

Në fund të programit, të gjithë të pranishmit u ftuan që ti urojnë njëri tjetrit festën e Krishtlindjes pranë Betlehemit të gjallë në oborrin e teatrit, të shfaqur nga Rinia Françeskane e Gjuhadolit nën drejtimin e fra Sergjo Jakut.