Kuvendi i Shën Pjetrit e Palit apostuj

 

Guardianat. Famulli. Postulandat.

Famullia e Bajzës u themelua në vitin 1825 dhe njëkohësisht u ndërtua edhe qela e fratit. Prej atij viti kishte edhe amzat. Nga viti 1883 për katër vjet në Bajzë ishte Seminari françeskan i Reformatëve, i cili pastaj u transferua në Shkodër (Gjuhadol).

 

Kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit me kumbonare u ndërtua në vitin 1889-1898. E ndërtoi Fra Luigi Pironi Casagrande nga Coriano – Itali (vdiq më 15. 01. 1907). Atë kishë dhe kuvend, pas mbylljes së kishave në vitin 1967, komunistët i kanë rrënuar dhe në atë vend e kanë ndërtuar shkollën, që edhe sot shërben në Bajzë.

 

Pas lirimit të fesë, në vitin 1990, mesha thuhej në një depo të madh. Famullia në fillim shërbehej nga Shkodra (Gjuhadol).

 

Më 04. 07. 1992 nga Italia në Bajzë erdhën Motrat françeskane misionare të Jezusit Fëmijë, por shumë shpejt fituan edhe motra të reja shqiptare. Që prej fillimit japin mësimin e fesë dhe ndihmojnë në famulli, kurse në kuvendin e vet e kanë një ambulancë, për t’u ndihmuar të sëmurëve të rrethinës. Nga viti 2000 e kanë edhe kopshtin e fëmijëve „Nëna e Këshillit të Mirë”.

 

Ndërtimi i Kishës së re filloi më 29. 06. 1994. Natën e Krishtlindjes 1995 është thënë mesha e parë në kishën e re – ende pa dyer e pa dritare.

 

Për banesën e famullitarit në fillim ka shërbyer ish ndërtesa e fermentimit të duhanit, derisa në vitin 1998 u ndërtua kuvendi i ri pranë kishës së re. Që prej atij viti Bajza, përveç famullisë, e ka edhe Kuvendin françeskan. Nga viti 2016 në Bajzë gjendet edhe Postulandati i Kustodies françeskane shqiptare.

 

Në vite 2000-2005 mons. Prelë Gjurashaj, OFM, Administratori Apostolik i Ipeshkvisë Bajzë-Pult, e kishte selinë e vet në Bajzë. Pasi famullitari i Bajzës Fra Anđelko Kamenčić e ndërtoi kishën në Koplik, mons. Prela në tetor të vitit 2004 e ndau famullinë e Bajzës, duke e themeluar famullinë e re të Koplikut dhe duke ua dhënë rregulltarëve Salvatorianë, së bashku me filialet e Dobres dhe të Jubicës.

 

Sot Bajza ka këto kisha filiale: Pjetroshan, Vukpalaj, Kosan, Gradec, Fermë dhe Mokset.

 

Gjatë 25 vjetëve pas lirimit të fesë, famullia e Bajzës kishte 4.423 pagëzime, 3.648 krezmime dhe 1.120 kurorëzime. Ndërkaq, populli edhe shpërngulet, më së shumti në botën e jashtme. Prandaj famullia pak nga pak zvogëlohet.

 

Më 01. 01. 2017 famullia e Bajzës kishte në 24 lagje 876 shtëpi katolike të banuara dhe 184 të pabanuara. Brenda famullisë jetonin 3.458 besimtarë, e jashtë famullie edhe 3.556 të tjerë. Pra, më shumë jashtë, se sa brenda!

 

Familja Rregulltare

 

Fra VITOR DEMAJ, Guardian, përgjegjës i famullisë së Shën Palit e Shën Pjetrit,  Ekonom i Kustodies, Delegat për dokumentet e pronësisë, Përgjegjës i zyrës së kulturës, Përgjegjës për Shtëpinë botuese “Botime françeskane”, Bibliotekën “At’ Gjergj Fishta”, Librarinë “At’ Gjergj Fishta”, Famullitar i famullisë së Selcës, Asistent lokal OFS.

Docent në Institutin filozofiko-teologjik ndërdioqezan të Shkodrës.

 

 

 

  

Fra VILSON  BUJAJ, Ekonom i kuvendit; Përgjegjës për komunikimet shoqërore, Famullitar i famullisë së Shën Markut në Kastrat.

 

Fra KRISTJAN CAMAJ, Asistent i Kustodies për Rininë françeskane.

 

Fra BEC PECAJ



Kuvendi “Shën Pjetri dhe Shën Pali”

4306 Bajzë - ALBANIA

Malësia e Madhe

Google Maps content is not displayed due to your current cookie settings. Click on the cookie policy (functional) to agree to the Google Maps cookie policy and view the content. You can find out more about this in the Google Maps privacy policy.