Vizita e fretërve nga Sarajeva

Të shtunën dhe të dielën, më 22-23 shkurt 2020, bashkësinë françeskane në Gjuhadol (Shkodër) dhe në Lezhë, e vizituan shtatë studentë françeskanë nga Sarajeva, bashkë me mësuesin e tyre fra Danijel Nikolić.

 

Ditën e shtunë ata kanë vizituar noviciatin e Provincës Françeskane Shqiptare, i cili ndodhet në Lezhë. Ata janë njohur me novicët dhe fretërit e atij kuvendi, më pas kanë darkuar së bashku. Pastaj janë drejtuar për në kuvendin e Shën Françeskut në Gjuhadol.  

 

Të dielën fretërit morën pjesë në meshën e mëngjesit në orën 8:30, të cilën e drejtoi guardiani i kuvendit të Shën Françeskut, fra Aleksandër Tanushi. Pas meshës fra Ilija Kovačević u foli mbi jetën dhe veprimtarinë e fretërve në Shqipëri, posaçërisht për të kaluarën, martirizimin e françeskanëve të Provincës Françeskane Shqiptare gjatë regjimit komunist.

 

Pastaj vizituan qytetin, manastirin e motrave klarise, ku më përpara ishte burgu në kohën e komunizmit, katedralen e Shën Shtjefnit dhe muzeun dioqezan.

 

Pas darke fretërit u kthyen për Sarajevë.

 

OFM - Gjuhadol