Iballe, gusht 2018

Restaurimi i çatisë në Iballe

Në vitin 2000 kur ishte ndërtuar Kuvendi dhe Kisha e shën Gjergjit në Iballe, çatia e saj ishte mbuluar me tjegulla kanadeze të cilat me kalimin e kohës edhe u dëmtuan pasi që Iballja është zonë malore ku edhe stina e dimrit nuk është e lehtë.

 

Pasi që para 6 viteve dëmtimi i çatisë së Kishës ishte shumë i madh, atëherë u bë ndërhyrje vetëm në atë të Kishës, por jo edhe të Kuvendit, por ishte e ditur që në një kohë të shkurtër duhet të intervenohet edhe në çatinë e Kuvendit.

 

Kështu që këtyre ditëve po bëhet restaurimi, duke e mbuluar me llamarinë të xinguar (ashtu si ishte edhe Kisha) dhe një heri të u vendos edhe mbajtëset e borës, kurse në çatinë e Kishës po bëhet ndërrimi i ulluqëve dhe vendosja e mbajtëseve të borës.

 

Restaurimi po bëhet nga kompania Metal Konstruksion VATA nga Laçi, ndërsa financimin e këtij projekti po e bën Provinca Françeskane Shqiptare dhe miqët e saj.

 

Fra Aleksandër Tanushi