Kalendarët françeskanë

Kalendari i kishës së Laçit

Këto ditë është botuar kalendari i Kishës së Laçit. Kalendari i Kishës së Laçit botohet çdo vit. Kalendari është në format të zakonshëm siç ka qenë vitin e kaluar. Përmbajnë të gjitha festat dhe të kremtet, si dhe tregon se kur fillojnë të Martet e Shna Ndout. Prandaj, kushdo që dëshiron ta ketë kalendarin për vete apo për famullitë, e gjënë te libraria Françeskane në Shkodër dhe te Kisha e Shna Ndout në Laç.

Kalendari baritor françeskan

Një ndër botimet e përvitshme të Provincës Françeskane Shqiptare është Kalendari baritor françeskan. Është i 4 vit radhazi që ky Kalendar vjen tek ne në formën e një agjende. Në kalendar gjenden jo vetëm ditët feriale, përkujtimet dhe festat që ndodhen tek kalendari i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, por edhe festat e veçanta të Urdhrit të parë, dytë e tretë françeskan.

Në fillim të kalendarit janë shënuar disa udhëzime dhe është dhënë tabela e shkurtesave për lehtësi në përdorim. Kalendari është i formatit A5 dhe në ballinën e tij gjendet shën Klara dhe shën Françesku.