Karl Serreqi

Në pagëzim u quajt Ndue. I biri i Kolës dhe i Maries Guga, u lind në Shkodër më 26. 02. 1911. U pagëzua më 26. 02. 1911 dhe u krezmua më 19. 06. 1918. Nga dioqezi i Shkodrës, tani Shkodër-Pult.

 

I përkiste Urdhrit Françeskan, të Provincës së Zojës Nunciatë në Shqipëri. U pranua në noviciat në Troshan më 14. 07. 1928. Bëri kushtet e përkohshme në Troshan më 15. 07. 1929 dhe kushtet e përjetshme më 17. 09. 1932. 

 

U shugurua meshtar në Torricchio di Pescia (PT) Itali, më 29. 06. 1936.

 

U arrestua në Rajë më 09. 09. 1946. U burgos përpara në Shën Gjergj në Dukagjin dhe pastaj në Shkodër. Më 08. 01. 1947 u dënua për vdekje me varje. Më 24. 02. 1947 dënimi iu ndërrua me punë të detyruar dhe të rëndë në Maliq-Korçë, në fund në burgun e vdekjes në Burrel, ku vdiq prej infarktit më 04. 04. 1954.

 

Studimet. – Ka ndjekur të gjithë studimet pranë fretërve në Shkodër. Ka studiuar Teologjinë në Colleviti të Pescias (PT) Itali.

 

Detyrat që ka mbuluar. – Famullitar në Curraj të Epërm (1937-1939), Berishë (1939-1943), Rajë (1943-1946), prej ku shërbente edhe Nikaj.