Më datë 01 tetor 2018 filloj “Viti Akademik 2018/2019”. Hapja e fillimit të këtij vitit akademik u bë në orën 09:30 ku u mbajt një takim me mons. Patrion Wong (Sekretar i Kongregatës për Klerin dhe u derguar për Seminarët) ku ai përshëndeti të gjithë studentat dhe ju uroj një vit sa më të mbarë dhe me suksese, në këtë takim i pranishëm ishte edhe p. Mario Imperatori (Moderator i studimeve).
Në orën 11:45 ishte mesha e shenjtë në kapelën e Seminarit Zoja e Këshillit të mirë, kremtues ishte mons. Patron Wong dhe bashkëkremtues ishin arqipeshkëvi i Shkodër-Pult imzot Angelo Massafra, arqipeshkëvi i Tiranë-Durrës imzot Gjergj Frendo dhe nunci apostolik imzot Charles Brown dhe meshtarë të dioqezave të ndryshme.
Pas meshës në orën 13:00 ishte edhe dreka e organizuar nga Seminari, ku të pranishëm ishin ipeshkëvinj, profesor dhe studentat.
Fra Sergjo Jaku