Sot, më 29 nëntor 2019, pasdite erdhën për vizitë në famullinë e Laçit, provinciali i Provincës Françeskane Shqiptare fra Aurel Gjerkaj me Definitorin Gjeneral nga Roma fra Ivan Sesar. I priti famullitari i Shën Mhillit, fra Ndue Toplana së bashku me zëvendës famullitarin fra Sokol Pepushaj, dhe u njohën me pasojat e tërmetit.
Ata panë kishën, kuvendin dhe disa familje në oborrin e kishës, si edhe një çadër emergjence që po vendosej sot pasdite. Në bisedën vëllazërore me fretërit dhe besimtarët treguan afërsinë e solidaritetin. Bisedat ishin të përzemërta e vëllazërore. Mbasi panë gjendjen dhe u takuan edhe me motrat e Dashurisë Hyjnore u nisën për një vizitë në qytetin e Laçit dhe në Thumanë bashkë me famullitarin. Prania e tyre ishte e çmuar e inkurajuese për fretërit, për motrat, për vullnetarët e për familjet e mbetura pa shtëpi.
Teksti: Fra Sokol Pepushaj