Mikpritja e novicëve

Më datën 17 shtator 2019 në festën e Stigmave të shën Françeskut të Asizit, u bë riti i mikpritjes në Noviciat të novicëve të provincës së jugut dhe të novicit tonë fra Anton Gilaj i cili ndodhet në Noviciat në Itali.

 

Riti filloi me lutjen e Orës së mesme në kishën e  ‘‘Santa Maria Occorrevole’’ në Piedimonte Matese, kuvendin e provincës së Napolit, ku është Noviciati ndërprovincial për provincat Italisë së jugut, ku 11 novicët të provincave të jugut të Italisë përfshirë edhe fra Antonin u mik pritën në Noviciat.

 

Të pranishëm ishin të gjithë provincialët të provincave së jugut të Italisë dhe fra Aurel Gjerkaj provinciali i Provincës françeskane ‘‘Zoja Nunciatë’’ në Shqipëri dhe Mal të Zi, fra Marko Ešegović mësuesi i novicëve në Shqipëri, fra Vincenzo Focà, klerikët dhe novicët e Shqipërisë.

 

Viti i noviciatit është një vit prove ku novici duhet të jetojë, mësojë dhe të njohë më nga afër jetën e fretërve minorë dhe rregullën e shën Françeskut të Asizit.

 

Fra Tomë Bushpreni