Shtegtimi i rinisë françeskane

Shtegtimi françeskan këtë vit u zhvillua në Administraturen apostolike të jugut. Të rinjët që morën pjesë ishin nga Shkodra e rrethinat e saja nga Vlora (Babice e madhe) edhe nga Delvina. Numëri i të rinjëve ishte 30 së bashku me motrat françeskane alkanterine, që shërbejnë në Babice të madhe, edhe motrat françeskane të shën Gjergjit, që shërbejnë në Delvinë.

 

Më datën 23 korrik ishte mbërritja e të gjithë marshuesve në Delvinë, ku i  mirëpriten  motrat e Delvinës. Më datën 24 korrik 2018 ishte i pranishëm ministri provincial fra Aurel Gjerkaj, i cili celebroi meshën e shenjtë, për fillimin e këtij shtegtimi së bashku me fra Nunzio Catania që është edhe organizatori i këtij shtegtimi, dhe drejtuesi i Rinisë françeskane shqiptare.

 

Gjatë ditës kemi patur tërheqje shpirtërore, duke u përgatitur rreth kësaj eksperience shpirtërore dhe trupore, kemi mësuar edhe rreth temës së shtegtimit e cila ishte me një emër te ri. Marshimi nisi ditën pasuese që në orën 04:00 të mëngjesit nga shtëpia e motrave në Delvinë, që zgjati deri më datën 29 korrik 2018 ku kemi mbërritur në Vlorë, ku edhe kemi kremtuar meshën e shenjtë me ipeshkvin e jugut imzot Giovanni Peragine.

 

Gjatë këtyre kilometrave të shumta ecjeje në këmbë, secili me çantën e vet mbi shpinë, në diellin përvëlues të korrikut, edhe me bukurit natyrore po ashtu edhe vështërsitë e rrugëve, secili prej nesh edhe pse i lodhur apo me probleme shëndetësore ja arritën qëllimit të këtij marshimi, që të fitonin faljen e plotë të mëkateve në kishëzën e vogël të Porcijunkules.

 

Gjatë këtyre ndalesave që kemi bërë nëpër familje, ku disa ishin musliman që na kanë pranuar, e na kanë ndihmuar për të siguruar ambientet ku neve kemi zhvilluar katekeza rreth figurave biblike, që ishte edhe tema e këtij shtegtimi. Çdo njeri prej nesh kishte detyrën e vet, për mbarëvajtjen e këtij shtegtimi, ndërsa për përgaditjen e ushqimit janë kujdesur motrat e Delvines, ndersa nga ana liturgjike kanë ndihmuar motrat alkanterine, ndërsa për përkujdesjen e gjithsecilit nga ne nga ana shëndetësore kanë qenë një grup i Maltezerit .

 

Më datën 01 gusht 2018, kemi mbërritur në qytetin e Asizit vendi ku neve kemi patur qëllimin për të përfunduar këtë shtegtim. Në Asizi kur kemi mbërritur në fillim jemi sistemuar te motrat e Jezusit fëmijë, dhe pastaj kemi bërë vizita në vendet e shenjta. Kemi patur edhe adhurimin me të gjithë të rinjtë shtegtuesit dhe pastaj është celebruar edhe mesha e shenjtë nga kardinali i Umbrias.

 

Më datën 04 gusht 2018, jemi kthyer në Shqipëri udhëtimin për t’u kthyer e kemi bërë një pjesë tokësorë dhe një pjesë detare nga porti i Barit për të mbërritur në portin e Durrësit.

 

Erion Gjurashaj