Përtëritja e kushteve rregulltare

Pasi një person jep “Po”-në fillestare duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit, ai vazhdon tek fazat e tjera, në fund të të cilave mund realizojë shërbimin e tij si frat, prift, motër, laik etj. Në gjuhën e Kishës kjo përgatitje njihet si “faza e formimit”, e cila përgjithësisht në Urdhrin françeskan të fretërve minorë kalon nëpër shtëpitë formuese të Postulandatit, Noviciatit dhe Klerikatit (Post-noviciatit).

 

Kjo përgatitje është vendimtare për çdo njeri pasi jo vetëm që të mëson dhe thellon më shumë në synimin drejt të cilit personi është drejtuar, por edhe i jep një vlefshmëri më të madhe momentit të përmbushjes së saj. Një përgatitje e tillë përshkohet nga të gjithë ata e vendosin jetën e tyre në shërbim të Zotit. 

 

 

Prandaj, më datën 20 shtator 2025, në orën 18:30 në kishen e “Zojes Rruzare”, Arra e madhe- Shkodër, dy fretërit Fr. Gjergj Deda dhe Fr. Kreshnik Marku, përtëriten kushtet  rregulltare, në duart e Fr. Pashko Gojçaj Kustod i Kustodies Shqipëri- Mali i Zi “Zoja Nunciatë”. Ky moment shpirtëror filloj duke lutur mbrëmësoren dhe më pas fretërit u betuan që do të jetojn edhe një vit, në dëgjes, pastërti dhe varfëri. Të pranishëm ishin edhe fretërit e bashkësisë së Gjuhadolit- Shkodër.

 

 

 

Teksti: Fr. Sergjo Jaku