Shpjegimi i rektorit të Kishës së Laçit

fra Mirash Marinaj

mbi Trembëdhjetë të martët

e shna Ndout

në Shenjtërore

gjatë kohës së koronavirusit!



13 të martët e shna Ndout

O Zot i gjithëpushteshëm e i amshuar, që nëpër Shëna Ndoun e Padovës i dhe popullit tënd predikatarin zëmadh të Ungjllit e Pajtorin e të varfërve  dhe të të munduarve, na e jep edhe ne,  nëpër ndërmjetësimin e tij, hirin t’i ndjekim mësimet e jetës së krishterë e të mos na mungojë, në çaste të vështira,  ndihma e shpejtë e mëshirës sate. Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.

 

LUTJA E SHENJTIT SHNA NDUE NDËR TË MARTE

 

O i lumi Shenjti Shna Ndue, gjithë bota e dëshmon madhërinë tënde. Të mëdhenj e të vegjël, pleq e të rinj, të pasur e të varfër, të gjithë kallëxojnë hiret e shumta e të mrekullueshme që kanë nxjerrë prej Zotit nëpër lutjet e tua. Ne sot po vijmë te ti, dhe me gjithë forcën e zemrës sonë, në përvujtëri të shenjtë po të lutemi: dëgjoje lutjen tonë, ne që jemi të trishtuar nga problemet dhe nevojat e shumta.

 

Po të lutemi dhe ti besojmë:

 

     - familjet tona që të mbizotërojë dashuria e Krishtit,

     - ndihmoji dhe bekoi fëmijët këtu të pranishëm,

     - ruaji fëmijët kudo që janë prej çdo rreziku dhe sëmundje,

     - ndihmoji të rinjtë që ta gjejnë Krishtin në jetën e tyre,

     - mbroji familjarët e të afërmit tanë që gjenden jashtë shtetit,

     - shëroi të sëmurët dhe ata që vuajnë,

     - forco pleqtë, ndihmoi të braktisurit dhe të përbuzurit,

     - qëndro afër atyre që janë të vetëm,

     - ruaji ata që udhëtojnë,

     - ndihmoji nevojtarët dhe të varfërit,

     - ndihmoji ata që kanë nevojë për punë, shtëpi, bukë për një jetë më të mirë,

     - jepu të gjithëve shëndet fizik dhe forcë shpirtërore,

     - na ndihmo t’i gjejmë sendet e humbura,

     - jepu paqen të gjithë njerëzëve,

     - ndihmo që të shpallet biri yt Jezusi, Fjala e bërë njeri,

     - forco në fenë e Krishtit ata që dyshojnë,

     - qëndro afër atyre që janë pranë vdekjes,

     - lutu për shpirtërat e të vdekurve tanë.

Lutu për ne, o i mrekullueshmi shenjti Shna Ndue!

    -       Të bahemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit.

 

Të lutemi.

 

O fort i dashuri Shenjti Shna Ndue, që e ke në Padovë varrin e bekuar; shikoji me dashamirësi nevojat tona; dëgjoji lutjet, foli Zotit për ne, me gjuhën tënde të mrekullueshme, që as vdekja nuk mundi ta kalbë e ta prishë. Foli me të Zotit, që lutjet tona të pranohen e dëshirat tona të plotësohen.  Amen.