Kuvendi i Shna Ndout të Padovës

Guardianat. 

Shumë i vjetër ishte Kuvendi françeskan i “Provincës Epirotike” në “Malin e Shna Ndout” (në Laç-Sebaste), por nuk i dihet viti i themelimit. Pranë tij ishte edhe kisha, e shuguruar më 02. 12. 1557. Atje dikur ishte edhe Noviciati i Provincës. Por, për shkak të mungesës së fretërve, ai Kuvend në vitin 1848 u mbyll.

 

Ndërkaq Fr. Bonaventura nga Offida, në vitin 1869, e ndërtoi Kishën famullitare të shën Mihillit në Laç, së bashku me hospicin për fretër. Pasi ajo kishë ishte shumë e vogël, në vitin 1935 Fr. Klement Miraj e ndërtoi kishën e re, të sotmen. Prej Laçit shërbehej edhe Shenjtërorja e shna Nodut.

 

Ende nuk ishin përfunduar punimet që i kishte filluar në vitin 1965 Provinciali i atëhershëm, Fr. Augustin Ashiku, e zona ku gjendej Shenjtërorja e Shna Ndout në Laç-Sebaste u shpall zonë ushtarake, me 12 qershor 1966.

 

Kisha famullitare në vitin 1967 u mbyll dhe u shndërrua në klub, kurse hospici u rrënua, e në vend të tij u ndërtua një çerdhe fëmijësh.

 

Në shkurt të 1968 kisha e shna Ndout dhe shpella e Shën Vlashit u shkatërruan me mina, kurse hospici për besimtarë dhe kuvendi u rrënuan dhe me material të tyre ndërtoheshin çerdhe dhe kopshte në katundet përreth.

 

Edhe pse ajo ishte e ndaluar rreptësisht nga ana e regjimit komunist, besimtarët kurrë nuk e kanë ndërprerë shtegtimin në rrënojat e kishës.

 

Më 13 qershor 1990 shenjtërorja u mbush plot besimtarë, të cilët spontanisht erdhën në festën e Shna Ndout, duke sfiduar regjimin enverist, që ende ishte gjallë. Atë ditë ishte me ta p. Leon Kabashi, i cili edhe i bekoi shtegtarët.

 

Pasi erdhi liria e fesë, në vitin 1991, kishën famullitare e hapi Fr. Zef Pllumi. Kuvendin e kemi marrë në dorë në pranverë 1992.

 

Famullitar i parë u emërua Fr. Robert Ashta (në pranverë 1992), e kur ai u emërua ipeshkëv, e zëvendësoi Fr. Vlatko Soldo (në janar 1993).

 

Në vitin 1992, i ftuar nga Delegati gjeneral, Fr. GianMaria Polidoro, në Shqipëri erdhi Fr. Ernesto Caroli, drejtori i Antonianos së Bolonjës, i cili mori mbi vete ndërtimin e Shenjtërores, kurse organizimin e punës e bëri Fr. Zef Pllumi. Kisha e re u bekua nga Mons. Rrok Mirdita me 2 maj 1995.

 

Shërbimin e Shenjtërores në fillim e bënin më së shumti Fr. Shtjefën Pistulli dhe Fr. Robert Ashta, e pastaj Fr. Vlatko Soldo dhe Fr. Ferdo Boban, fretër të Hercegovinës (1993-2004) dhe Fr. Anđelko Kamenčić, frat i Bosnjës (2004-2012).

 

Në vitet 2002-2004, derisa provincial ishte Fr. Flavio Cavallini, pranë Shenjtërores u ndërtua Kuvendi i ri, i cili u bekua me 09. 05. 2004 nga Mons. Rrok Mirdita. Punimet i drejtonte Fr. Ndue Toplana. Në atë vit bashkësia e Kuvendit nga Laçi (pranë Kishës së shën Mihillit) kaloi në Sebaste (pranë Shenjtërores së Shna Ndout).

 

Në ndërkohë u bë rruga e asfaltuar e makinës dhe parkingu pas malit.

 

Në vitin 2011 u pre mali dhe u zgjerua sheshi, ku pritet të ndërtohet kisha e re.

 

Në vitin 2015/2016 në Laç ishte Postulandati i Kustodies.

 

Nga Laçi fretërit e shërbejnë Sanxhakun, kurse përpara kanë shërbyer edhe Rubikun, Dëlbnishtin, Ulzën, Stojanin, Bushkashin...

 

Në gusht të vitit 1992 në Laç erdhën motrat Bijat e dashurisë hyjnore, të cilat në vitin 2000 e ndërtuan afër kishës edhe Kuvendin e vet. Pak më vonë e kanë ndërtuar edhe kopshtin e fëmijëve në Sanxhak (3 km nga Laçi), ku kanë edhe një kapele për kremtimin e meshëve për besimtarët e atij vendi. Motrat krejt kohën shumë mirë bashkëpunojnë me fretër në pastoral, si në Laç, po ashtu edhe nëpër fshatra të largëta.

Familja Rregulltare

 

Fra LANDI JAKU, Këshilltar, Zëvendës ekonom i Kustodies, Guardian, Promovues për Baritoren e thirrjeve, Asistent lokal OFS. 

 

Fra KOL THAQI, Përgjegjës i zyrës për misionet, Delegat për Drejtësi, paqe dhe integritet të krijimit, Famullitar i famullisë së Laçit, Përgjegjës për Mensën e Shna Ndout – Laç, Asistenti lokal për OFS.

 

Fra KASTRIOT DEMAJ, Vikar i kuvendit, Ekonom i kuvendit, Administrator i famullisë së Thehtit dhe Bregut të Lumit, 

 



Kuvendi i “Shna Ndou”

Rruga e Kishës

4700 Laç – Sebaste 

Google Maps content is not displayed due to your current cookie settings. Click on the cookie policy (functional) to agree to the Google Maps cookie policy and view the content. You can find out more about this in the Google Maps privacy policy.