Kuvendi i Shna Ndout të Padovës

 

Guardianat. Famulli.

Françeskanët erdhën në Tiranë në vitin 1856, e ndërtuan kishën e Zojës së Papërlyer, e cila u bë edhe qendër famullie, të cilën fretërit e kanë shërbyer deri në vitin 1878, kur i kaloi klerit dioçezan. Mbi themelet e asaj kishe komunistët pastaj e ndërtuan hotelin Pezën.

 

Më 13-20 janar 1935 Fra Anton Harapi mbajti në Tiranë misione. Në vitin 1939 fretërit aty kanë blerë një shtëpi, të cilën e adaptuan për rezidencën e vet, të cilën e hapën më 11. 02. 1942. Presidenti i parë ishte i lumi Fra Mati Prendushi. Kishën e re në nder të Shën Antonit të Padovës, me urdhër dhe me përkrahje të provincialit, Fra Anton Harapi, e ndërtoi Fra Viktor Volaj për 5 muaj: 06. 01. – 13. 06. 1944.

 

Këtë kishë komunistët e mbyllën më 19. 03. 1967 dhe e bënë kinema, kurse hispicin e shndërruan në kopshtin e fëmijëve “Pionieri”. Kishën përsëri e hapi Fra Zef Pllumi me meshën e Natës së Krishtlindjes 1990, e funksionet rregullisht filluan të zhvillohen më 03. 03. 1991.

 

Nunci Apostolik, mons. Ivan Dias, e ndau Tiranën në katër famulli dhe famullinë e shna Ndout ua besoi fretërve.

 

Në kohën e provincialit Fra Flavio Cavallini, famullitari i Tiranës, Fra Flavio Medaglia, ka blerë një shtëpi pranë kishës dhe ka ndërtuar kuvendin e ri – duke e liruar kështu hapësirën për kishën e re.

 

Në kohën e provincialit Fra Ndue Gashi, në korrik 2004, Fra Silvio Bellotto filloi ndërtimin e kishës së re, e cila u shugurua më 01. 06. 2011.

 

Në ndërkohë Motrat e Nënës Tereze (Misionare të bamirësisë) me mirëbërësit e vet i kanë ndërtuar dy kisha (prefabrikate) në periferi të Tiranës: kishën e Shën Jozefit në Kodër të Kuqe dhe Kishën e shën Mihillit në Babrru – të dy filiale të famullisë së Shna Ndout, që i shërbejnë fretërit nga Kuvendi françeskan i Tiranës.

 

Fretërit e Tiranës e shërbejnë edhe famullinë e Bizës (në Kepin e Rodonit).

Familja Rregulltare

 

Fra PRELË GJURASHAJ, Guardian; Famullitar; Dekan i Dekanatit të Tiranës.

 

Fra FLAVIO CAVALLINI, Zëvendës  Guardian; Zëvendës famullitar; Egzorcist i Dioqezës Tiranë-Durrës; Asistent shpirtëror për Klariset; Docent në Institutin filozofiko-teologjik ndërdioqezan të Shkodrës.

 

 

 

 

 

Fra SERGIO GAZZEA, Ekonom i kuvendit;  Këshilltar; Moderator për Formimin e vazhdueshëm; Administrator i Famulisë së Zojës së Madhe në BizëPërgjegjës për Kepin e Redonit.



Kuvendi “Shna Ndou i Padovës”

Rruga Ali Pashë Gucia 25,

1001 Tiranë - ALBANIA