Kushtet e përkohshme

Formimi i një rregulltari kalon nëpër disa faza të ndryshme. Në kongregata dhe urdhra të ndryshëm ky formim ka të veçantat e veta. Te fretërit minorë një hap mjaft i rëndësishëm për të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë është bërja e kushteve rregulltare ose kushtimi rregulltar. Ky hap vjen pas një viti prove që quhet “noviciat”, gjatë të cilit kandidati shqyrton gjithmonë e më shumë thirrjen e tij në jetën e kushtuar Zotit. 

Përpara se kandidati të arrijë në kushtimin e përkohshëm, do të kalojë disa etapa formimi, të cilat e ndihmojnë për të njohur thirrjen e vet dhe jetën françeskane. Ato etapa janë: 

 

• Postulandati- kohë kërkimi dhe e njohjeje në përshpirtërinë françeskane. 

• Noviciati- kohë prove, ku kandidati shqyrton më në thellësi thirrjen e vet. Ku pas këtij viti bën për herë të parë kushtet e përkohshme. 

 

Më dt. 6 shtator 2025, në orën 10:30, u kremtua Mesha e Shenjtë në Shenjtëroren e La Vernës- Itali, për marrjen e kushteve të përkohshme të novicit Fr. Eduart Daka. Ai vitin e formimit të noviciatit e kreu në këtë shenjtërore, së bashku me novicët e provincave te ndryshme, nga provincat e: Tokës së Shenjtë, Lazio- Abruzo, Shqipëri - Mali i Zi dhe ajo e Egjiptit.

 

Meshën e Shenjtë e kremtoi, Fr. Francesco Lelpo Kustodi i Tokës së Shenjtë, bashkëkremtues ishin, Fr. Luciano de Gusti Provinciali i Lazio- Abruzo, Fr. Aurel Gjerkaj Vikari i Kustodies Shqipëri- Mali i Zi, Fr. Filipo Faragalla Provinciali i Egjiptit. Fra Eduarti kushtet e para i bëri në duart e Vikarit tonë Fr. Aurel Gjerkaj.

 

 

Teksti: Fr. Sergjo Jaku