Një aspekt i veçantë i Kishës është ajo e te qënurit misionare duke e përçuar dritën e Krishtit ne ato zona qe janë me te vështira për tu ungjillëzuar.
Si çdo vit tjetër edhe këtë vit në data 21 deri me 27 korrik 2025 ishte misioni ne Iballe te Pukës dhe zonave malore rreth saj i organizuar nga famullitari patër Pashko Gojçaj i cili është njëkohësisht edhe provinciali i Provincës në Shqipëri e Mal te Zi, ku këtë vit morën pjesë edhe patër Nuncio Catania i cili para 25 viteve ka shërbeu ne keto zona, fra Tome Bushpreni Diakon, Diakoni permanent Orsin Turmalaj edhe 4 motra te Nanës Tereza qe na kane ndihmuar dhe kemi bashkëpunuar së bashku ne mbarështimin sa me te mire te misionit.
Gjate kësaj jave te misioni u ndamë ne dy grupe, ku njeri grup ka shkuar nëpër zonat malore te Berishës ku u kremtuan meshët dhe u vizituan besimtarët nëpër fshatrat e Berishës (Katund Kishë, Shopël, Qyqesh, Merturi Gurit, Ludricë, Levoshë). Kurse grupi tjetër qëndronte ne lagjet e Iballës duke bekuar shtëpitë, kurse pasdite ishte mesha e shenjte ne orën 18:00, e mbas meshe ishte katekizëm e kohe argëtimi me fëmijët e famullisë.
Misioni u përmbyll me meshën e shenjte te ditës se diele me 27 korrik ne orën 11:00 ne kishën e Shën Gjergjit ne Koprat. Edhe pse numri i besimtareve është ne zbritje pra se prape shpresa e krishterë nuk mungon ne ato zona te vështira për të mos braktisur krejtësisht vendin ku kanë lindur, ku Krishti për ta është një drite qe ndriçon akoma.
Teksti: fra Tomë Bushpreni O.F.M.
Foto: Orsin Turmalaj, Diakon.