Ushtrimet Shpirtërore 2019

Në datat 09 - 13 shtator 2019, provinciali i Provincës françeskane në Shqipëri dhe Mal të Zi fra Aurel Gjerkaj sëbashku me mësuesin e novicëve fra Marko Ešegović, fra Vincenzo Focà, klerikët: fra Kristjan Camaj, fra Valentin Tinaj, fra Driton Hajdaraj, fra Sergjo Jaku dhe novicët: fra Kolë Thaqi, fra Anton Selitaj, fra Tomë Bushpreni dhe fra Anton Gilaj që jeton në Noviciatin në Itali, mbajtën Ushtrimet shpirtërore.

 

Këto Ushtrime shpirtërore u mbajtën në kuvendin “La Sanità” në Tropea në Kalabri, në jug të Italisë. Tema e ushtrimeve shpirtërore ishte “Të jetuarit në varfëri, pastërti dhe dëgjes” të cilën e drejtoj guardian i kuvendit fra Bruno Mezzatesta. Këto ditë shpirtërore ishin të organizuar me meshën dhe Lavdet e mëngjesit në orën 07:20, ligjërata në orën 09:30, mbas ligjëratës meditim personal dhe pasdites lutje personal dhe sëbashku me besimtarët.

 

Më datën 13 shtator, në kishën e kuvendit klerikët fra Kristjan Camaj, fra Valentin Tinaj, fra Driton Hajdaraj dhe fra Sergjo Jaku kanë ripërtëri kushtet e tyre duke ju premtuar Zotit dhe provincialit fra Aurel Gjerkajit që për një vit të jetojnë në pastërti, varfëri dhe dëgjes.

 

Riti filloi në orën 12:15 në lutjen e Orës së mesme ku mbas leximit të shkurtër klerikët dhanë pretimet. Të pranishëm në ritin e ripërtëritjeve të kushteve ishin guardiani fra Bruno Mezzatesta, fra Marko Ešegović mësuesi i novicëve, fra Vincenzo Focà dhe novicët.

 

Këto ushtrime shpirtërore ishin një moment reflektimi mbi jetën dhe thirrjen për të kuptuar edhe më mirë mbi misionin tonë tokësorë të cilën Zoti dëshiron të na tregojë dhe jetën vëllazërore të fretërve minor që shën Françesku i Asizit dëshironte që fretërit e tij të bënin.

  

Fra Tomë Bushpreni