Kalendarët françeskanë

Kalendari i kishës së Laçit

Këto ditë është botuar kalendari i Kishës së Laçit. Kalendari i Kishës së Laçit botohet çdo vit. Kalendari është në format të zakonshëm siç ka qenë vitin e kaluar. Përmbajnë të gjitha festat dhe të kremtet, si dhe tregon se kur fillojnë të Martet e Shna Ndout. Prandaj, kushdo që dëshiron ta ketë kalendarin për vete apo për famullitë, e gjënë te libraria Françeskane në Shkodër dhe te Kisha e Shna Ndout në Laç.

Kalendari baritor françeskan

Edhe këtë vit kemi publikuar Kalendarin baritor françeskan 2020. Si vitin e kaluar, kalendarin e kemi konceptuar si axhendë. Pra, përveçse shërben si kalendar mund të përdoret edhe si axhendë për shënimet e famullitarëve, meshtarëve, rregulltarëve, rregulltareve dhe besimtarëve të ndryshëm. Përveç ditëve feriale, përkujtimeve, festave, të kremteve që i ka kalendari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, në këtë kalendar kemi përfshirë edhe përkujtimet, festat dhe të kremtet e Urdhrit Françeskan.