800 vjet françeskanizem n’Shqypni

Në kuadër të shumë aktiviteteve që “Shoqnia Kulturore ILLYRICUM – miq të shën Françeskut” në Shkodër shfaq këtë vit, të premten më 4 tetor 2019, pikërisht në festën e shën Françeskut, shfaqën programin “800 vjet françeskanizem n’Shqypni” kushtuar Jubileut të 800 vjetorit të prezencës françeskane në tokën Shqiptare.

 

Programi filloi me një instrumental “Ave Maria” interpretim nga Mark Ujka kitarë dhe Sidjana Mithi flaut, për të vazhduar me pas më këngën “Dolce Sentire” kënduar nga Lukë Mllugja nën përcjellje në piano te Vera Çuni.

 

Pjesa poetike e interpretuar nga aktorët: Zef Ndoja, Klaudia Shabaj, Paulin Ujka Roland Gashaj, Alketa Verri e Kristian Ndoja, përshkruajtën rrugëtimin françeskan që nga jeta e shën Françeskut e deri të persekutimi i françeskanëve nga regjimi komunist, përmes vargjeve të At’ Gjergj Fishtës “Shën Françesku i Asizit” dhe “Misionari françeskan”, Filip Shiroka “Frati i Shqipnisë”, Dom Lekë Sirdani “Frati shqiptar” At’ Aleks Baqli “Jezus” dhe Petraq Kolevica “Vigan qe prehje nuk gjën”.

 

Programi përfundoi më “Këngën e krijesave” të shën Françeskut, kënduar nga fra Aleksandër Tanushi nën përcjelljen në organo nga fra Ilija Kovačević. Programi u transmetuan drejtpërdrejtë edhe përmes televizionin lokal, TV Rozafa.