Sot paradite, më 14 dhjetor 2019, kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, vizitoi kishën e Shën Mhillit në Laç - Sebaste. Arsyeja e kësaj vizite ishte shikimi i pasojave të tërmetit të 26 nëntorit në kishë. U prit nga famullitari fra Ndue Toplana, i cili e shoqëroi në kishë, në kuvend e në çadër ku banojnë disa familje që u janë prishur banesat. Të pranishëm ishin edhe disa besimtarë të famullisë.
Teksti: Fra Sokol Pepushaj
Fotot: Lulzim Dedgjonaj