Vizitë në Provincën françeskane në Kalabri

Në datat 9 - 17 shtator 2019, provinciali i Provincës françeskane ‘‘Zoja Nunciatë’’ në Shqipëri dhe Mal te Zi fra Aurel Gjerkaj, mësuesi i novicëve fra Marko Ešegović dhe fra Vincenzo Focà sëbashku me klerikët dhe novicët vizituan disa vende të Provincës françeskane të Kalabrisë.

                             

Më datën 9 deri më datën 13 ishin në ushtrime shpirtërore që i zhvilluan ne Tropea në Kalabri, në kuvendin françeskan të Provincës Kalabrezes, një vend shumë afër detit, ku kanë pasur mundësi edhe për te pare vendin.

 

Më datën 14 paradite vizituan një vend në malet e Kalabrisë që quhet Lorica ku guardiani i kuvendit fra Sergio Tropea i ka mirëpritur më dashuri vëllazërore. Pas dite zbritën në qytetin e Cozencës ku patër Pietro Lanza, famullitari i kishës “Shën Salvatore” të dioqezës Katolike Bizantine Arbëreshe ne Cozenca i mirëpriti më shumë gëzim. Patër Pietro i tregoi mbi historinë e ardhjes së arbëresheve në Kalabri dhe lidhjen e tyre me Vatikanin dhe Kishën Ortodokse. Pastaj vizituan katedralen e ‘‘Të ngriturit e Zojës në qiell’’ në qytetit e Cozencës dhe famullin e fretërve françeskane në Rende, qytet afër Cozencës  dhe në mbrëmje shkuan ne Bisignano  në Shenjtëroren e Shën Umile për te qëndruar në kuvend e fretërve disa ditë.

 

Më datën 15 shtator shkuan në Lungro, në vendin ku jetojnë prej vitesh Shqiptar Arbëresh. Më të mbërritur në Lungro vizituan katedralen e shën Nikolla di Mira ku ipeshkvi mons. Donato Oliverio sëbashku me famullitarin e kishës i mirëpriten. Mons. Donato i dhuroi secilit nga një libër që ai kishte punuar mbi katekizmin kurse famullitari shpjegoi mbi ikonat e katedrales. Pasdite vizituan në Bisignano shenjtëroren dhe vendin ku ka jetuar dhe vdekur shën Umile di Bisignano një frat minor i cilin ka jetuar rreth viteve 1600.  Në orën 19:00 ishte mesha e shenjtë në kishën e shën Umilës i Bisignanos e udhëhequr nga fra Aureli.  

 

Më datën 16 u nisen për të dërguar novicin fra Anton Gilaj në Noviciatin në Piedimonte Matese, kuvendin e provincës së Napolit, ku është Noviciati ndërprovincial për provincat Italisë së jugut. U ndalen pak në Pompei për të parë shenjtëroren e Zojës Rruzare dhe vizituan qytetin e vjetër të Pompeit.

 

Kjo ishte një eksperiencë e bukur ku ishin të gjithë së bashku ku kanë njohur bukurit e vendit të Kalabrisë dhe më e rëndësishmja bukurin e të qenurit së bashku si vëllezër në emër të Zotit.

 

 Fra Anton Selitaj