“Nji shëtitje me karnivalin”

Të martën, më 25 shkurt 2020, Shoqnia kulturore “ILLYRICUM” miq të shën Françeskut shfaqi programin e karnevaleve në teatrin “Illyricum” që është pjesë e Provincës Françeskane Shqiptare “Zoja Nunciatë” në Gjuhadol, Shkodër.

Programi filloi në orën 18:00. Ai u hap nga asistenti i Shoqnisë Illyricum, fra Aleksandër Tanushi, ku njëherazi iu uroi mirë se ardhjen të gjithë të pranishmëve dhe përshëndeti të gjithë shikuesit që ishin duke përcjellë këtë program përmes televizioneve, pasi kjo shfaqje transmetohej drejtpërdrejt në TV1 Channel dhe TV Star Plus. Falënderoi të gjithë aktorët e këngëtarët e në veçanti regjisorin Zef Ndoja dhe drejtuesin e muzikës Lukë Mllugja, të cilët përgjatë një muaji me përkushtim përgatitën këtë shfaqje me titull “NJI SHETITJE ME KARNIVALIN”.

 

Në këtë shfaqje morën pjesë 21 anëtarë të Shoqnisë Illyricum, kurse të ftuar të kësaj shfaqjeje ishin edhe “The 4band”, miq të Illyricum-it.

 

Asistenti i Shoqnisë Illyricum

Fra Aleksandër TANUSHI

 

Libreti & Regjia

ZEF NDOJA

 

Drejtues  muzike

Lukë MLLUGJA

 

Aktorët

Jolanda GJELUCI

Kristjan NDOJA

Armela PJETRI

Renato PJETRI

Viola SHQAU

Paulin UJKA

Zef NDOJA

 

Këngëtarët

Aurela MOSHEQAJ

Antonela SHPENDI

Emanuela NEÇAJ

Semir HOXHA

Briken CARA

Soni MALAJ

Erisa ARA

 

Këngëtarët  dhe Instrumentistët

Gerald LAZRI, kitarë

Rrafael GURRA, fizarmonikë

Angjelo PREÇI, violinë

 

Special Guest

The 4Band

 

Ndriçimi & Fonia

Mark & Sidjana UJKA

 

OFM Gjuhadol